Dogana! Limaj: Ne ju kemi hapur dritaret, mos punoni me monopole
Transmetuar më 27-11-2018, 23:14

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, iu bëri thirrje bizneseve shqiptarë që mos të punojnë me monopole, por të hapin dritaret.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në ‘News24’, Limaj tha përballë ekspertëve të ekonomisë se “Do isha më shumë i kënaqur që të isha në studio aty sepse është dhe në interesin tim.

Ne ju kemi hapur dritaret, na i hapni dhe ju. Mos punoni me monopol, hapni dhe ju bizneset. Mos të punohet me klientelizëm, por me konkurrencë dhe cilësi”.

Kaq mjaftoi që të ndërhynte gazetarja dhe eksperte e ekonomisë, Vjollca Kongjoni, e cila tha se:

“Na hapni dyert jo dritaret, me masa konkrete dhe jo me thirrje zoti Limaj”.