Transmetuar më 27-11-2018, 20:20

Futbollisti i Interit Radja Nainggolan, ka dhënë detaje nga jeta e tij, jashtë fushe.

Futbollisti i përfaqësueses belge, ka deklaruar se konsumon cigaren por kjo sipas tij nuk e pengon atë që të japë maksimumin në fushë.

Ai gjithashtu gjatë një interviste ka deklaruar se ka një raport special me motrën e tij.

Ai ka thënë se e motra është lesbike dhe ka një raport special me të. 

"Jam nga ata që nuk fshihem. Unë pi cigare, por kjo nuk më ndalon të jap maksimumin në fushën e lojës. Dhe më besoni që s’jam lojtari i parë që e bëj këtë. Nuk jam djalë i keq. Kam raport special me motrën time. Ajo është homoseksuale (lesbike), por e lumtur. Kjo më mjafton që të jetë e lumtur", ka thënë Nainggolan./a.k/noa.al/