Transmetuar më 27-11-2018, 19:26

Kryetari i Partisë Demokratike votoi këtë mbrëmje për zgjedhjet e brendshme në partinë që ai drejton, tek zyrat e Pd-së së në degën numër 8.

Pas votimit, në një deklaratë të shkurtër për mediet, Lulzim Basha tha se ka nisur procesi i ofrimit të një modeli kundër infiltrimit të krimit në politikë.

“Betejë që e kemi nisur duke ofruar një model të hapjes, konfirmimit të vlerave, të luftës pa kompromis kundër infiltrimit të krimit në politikë dhe ofrimit të një modeli të ri, të një modeli të vlerave, të një modeli të energjive patriotike, të një modeli të konkurrencës së lirë që nesër do ti ofrojmë Shqipërisë dhe shqiptarëve për ti çliruar nga zgjedhja e krimit dhe korrupsionit”, tha kreu i PD-së.

Proceset zgjedhore për të zgjedhur kryetarët e partisë demokratike në rrethe, sipas një urdhri të Lulzim Bashës, kanë nisur në datën 23 nëntor dhe do të përfundojnë në 2 dhjetor, për t’i hapur rrugë më pas Kuvendit Kombëtar. /k.k/noa.al/