Transmetuar më 27-11-2018, 18:59

Andres Iniesta ka pasur momentet e tij të errëta, sfida të vështira për të zhvilluar, e jo vetëm në fushën e lojës.

“Gjeniu” i mesfushës spanjolle, që tashmë aktivizohet në kampionatin japonez, ka folur për këto momente në një intervistë për medien spanjolle, duke pranuar se ka vuajtur nga depresioni, të cilin e ndjeu pas “tripletës” së fituar në vitin 2009.

“Gjithçka ndodhi pas fitores së 3 trofeve me Barcelonën. Fiton gjithçka, shënon gol ndaj Chelseat… ishte një vit i jashtëzakonshëm. Por gjatë verës fillon të ndihesh keq, ndodh diçka e çuditshme dhe nuk di si ta quash.

Kujtoj që vinim nga përgatitjet parazonale, e një pasdite në shtëpi e ndjeva veten keq. I telefonova mjekut për të më ndihmuar. Prisja që të vinte nata për të marrë pilulat dhe të pushoja. Njerëzit lëvizin nga një shpresë, dëshirë, objektiv”, tha Iniesta.