Transmetuar më 27-11-2018, 17:50

Dhunohet në krye të detyrës përgjegjësi i OSSHE. Ngjarja ndodhi pasditen e kësaj të marte në qytetin e Prrenjasit.

Burime zyrtare bënë me dije se është goditur për shkak të detyrës, Shefi i Grupit Operativ te OSHEE Prrenjas, Reshit Karriqi.

Shefi i Grupit Operativ tē OSHEE për rrethin e Librazhdit sipas burimeve zyrtare është goditur me grushte dhe mjete të forta nga shtetasi Artan Kokonozi banues në Prrenjas. Dhunuesi rezulton të ketë zaptuar me dhunë tri muaj më parë një ambient që është në pronesi të OSHEE.

Kokonozi pasi e ka zaptuar këtë objekt që dikur ka shërbyer si zyrë e ndërmarrjes së ish elektrikut ka sistemuar familjen në të duke pretenduar se e ka kthyer në banesë nê të cilin është ndëprerë energjia pas zaptimit nga Kokonozi, shkruan Balkan Web.

Shefi i Grupit Operativ bashkë me Shefin e Agjensise kanë berë denoncim për zaptimin nga ky shtetas. Ky denoncim është bërë në Postën e Policisë në Përrenjas për rastin në fjalë.

Sot punonjesi i OSHEE,  Reshit Karriqi në kohën që ka qenë duke u kthyer për në zyrë nga lagjia Përrenjas Fshat ku kishte kryer manovrime në kabinën elektrike, është sulmuar dhunshëm nga zaptuesi i zyrës së ish ndërmarrjes elektrike Kokonozi i cili i ka dalë perpara dhe e ka goditur në fytyrë dhe në trup.

Vetëm ndërhyrja e kalimtarëve ka arritur të frenojë agresorin pasi situata mund të perkeqesohej pasi agresori njihet edhe si person me probleme të shëndetit mendor. Ndērkohë dhunuesi ka kërcënuar me jetë punonjesin e OSHEE dhe familjarët e tij si dhe ka dëmtuar për të disatën herë derën e kabinës kryesore elektrike në qytetin e Prrenjasit.