Transmetuar më 27-11-2018, 17:22

Ambasadorja gjermane Susanne Shutz nga qyteti i Korçës është shprehur se opozita duhet te kthehet në parlament.

“Ne jemi të mendimit që në demokraci nevojitet një opozitë por edhe për këtë opozitë vendi është në parlament dhe unë i bëj apel opozitës që të kthehet përsëri në parlament sepse ka shumë ligje për tu miratuar si reforma e kodit zgjedhor, për të cilat nevojitet edhe vota e opozitës”, u shpreh Shutz.

Ndërsa për gjasat e negociatave të Shqipërisë me Europën, Schutz u shpreh se vendi ka një perspektivë për t’u anëtarësuar dhe ne shpresojmë që kjo do të arrihet vitin që vjen.

“Shqipëria ka bërë shumë progres në këtë rrugë, por ka edhe shumë të tjera për të bërë në luftën ndaj krimit të organizuar edhe korrupsionit, duhet të ketë ende zhvillime dhe përparësi në këto pika,” shtoi ajo.

Ndër të tjera ambasadorja gjermane deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë progres në normalizimin e dialogut midis tyre.

“Ne si Gjermani kemi thënë që 6 shteteve Ballkanit perëndimor kanë një perspektivë për anëtarësimin në BE, kjo vlen edhe për Kosovën e Serbinë por është e rëndësishme që këto dy vende të bëjnë progres për normalizimin e dialogut mes tyre dhe në këtë kontekst shpresoj që diferencat mes këtyre dy vendeve të përballohen. Qeveria federale gjermane dhe vetë kancelarja gjermane ka thënë që një ndryshim i kufijve do të çonte në një zgjidhje”, tha ajo.