Transmetuar më 27-11-2018, 17:11

Tre janë arsyet kryesore pse në mëngjes rekomandohen green smoothies. E para, a ka ndonjë propozim tjetër më të shijshëm apo më të freskët? E dyta, mëngjesi më i shpejtë dhe më i mërzitshëm është një tas me drithëra. Dhe e treta, sepse në blender mund të hedhësh çdo ushqim të pasur me vlera ushqimore dhe deri në drekë ndihesh plotësisht e ngopur.

OK, por ka një problem me smoothie-n. Është i ftohtë! Kush dëshiron të mbajë në duar një filxhan akull të ftohtë në dimër? Apo të përgatisë një smoothie me fruta të ftohta? Kështu, një mëngjes dimri ndryshon gjithçka. Tani është radha e një smoothie dimëror me tërshërë, por të ngrohtë.

Përbërësit: 1/2 filxhan tërshërë, 1 filxhan spinaq i pagatuar, 3/4 filxhan boronica (jo të ngrira, ose të thata), 1/2 banane, 1/3 lugë pluhur vaniljeje (një majë lugë gjelle), 1 lugë çaji fara (liri ose edhe të tjera), 1/2 lugë çaji kanellë, 1/2 filxhan me ujë të vluar, 1 lugë gjelle bajame, të copëtuara.

Përgatitja:

Bëj gati në një tas smoothie me tërshërë. Një pjesë smoothie dhe një pjesë tërshërë plotësojnë të gjitha vlerat ushqimore, por është një mëngjes shumë i mirë edhe për të gjithë ata që duan të humbasin peshë gjatë periudhës së ftohtë. Në 370 kalori, një tas i ëmbël dhe i shijshëm ofron 11.3 gram fibra, që të mbajnë të ngopur deri në drekë, 18.2 gram proteina dhe më pak se 20 gram sheqer.

Mënyra e përgatitjes është njëlloj si çdo lloj smoothie tjetër – thjeshtë hidh çdo gjë në blender, përveç disa kokrrave boronica dhe copat e bajameve! Pra, duke llogaritur kohën e vlimit të një gjysmë gote me ujë, do të kesh një mëngjes të shijshëm, të shëndetshëm dhe të ngrohtë. Duhet ta provosh!