Transmetuar më 27-11-2018, 13:09
Ajaks Boshnjaku

Ajaks Boshnjaku, biznesmeni 45-vjeçar i cili këtë të diel u vetëdorëzua në polici, pasi rezultonte i shpallur në kërkim lidhur me masakrën ndodhu më 4 tetor në një lokal në zonën e ish-Bllokut, ka dëshmuar në polici.

Ai ka thënë se nuk ka pasur dijeni se kërkohej dhe se kur e ka mësuar diçka të tillë është paraqitur në polici bashkë me avokatët.

Lidhur me arsyen se pse nuk ka shkuar më herët, ai ka thënë se “Kam pasur frikë”.

Boshnjaku nuk ka mohuar praninë në lokalin ku ndodhi krimi, por ka deklaruar se është larguar sapo ka nisur sherri dhe se nuk ka dijeni mbi motivet e tij.

Po ashtu 45-vjeçari nga Tropoja ka pohuar se i njeh personat e përfshirë në konflikt Ervis Martinin dhe Ervin Matën, por nuk është në dijeni të ndonjë konflikti mes tyre.

Sakaq ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka vendosur “detyrim paraqitje” për Boshnjakun, i cili tashmë do të hetohet në gjendje të lirë.

Boshnjaku rezulton të ketë qenë mik i Ervin Matës, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata.

Hetimet kanë provuar se Boshnjaku ka qenë i pranishëm në lokal, në momentin e krimit, kur Meviol Bilo qëlloi me armë drejt Fabian Gaxhës, i cili hapi zjarr i pari, duke e vrarë dhe duke plagosur Ervis Martinaj dhe Eljon Haton.

Në lokalin në rrugën “Ibrahim Rugova” në ish-Bllok, u plagosën me armë zjarri Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë Fabian Gaxha, 28 vjeç.

Uniformat blu bënë arrestimin në flagrancë të dy të plagosurve dhe shpalljen në kërkim tre të tjerë. Të shpallurit në kërkim janë Ervin Mata, 31 vjeç, Fabio Allushi, 42 vjeç dhe Merviol Billo, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Mata është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata dhe konflikti dyshohet se ka lindur pikërisht pas një ngacmimi ndaj këngëtares, por nuk përjashtohet as pista e pazareve të drogës. /a.y/noa.al

U arrestua për masakrën në ish-Bllok, gjykata lë të lirë Ajaks Boshnjakun

Në kërkim për masakrën në ish-Bllok, dorëzohet në polici Boshnjaku