Transmetuar më 27-11-2018, 12:29

Ai është një prej futbollistëve të kombëtares shqiptare prej vitesh, por së fundmi ka befasuar me një rrëfim të tij.

Bëhet fjalë për Berat Gjimshitin, i cili aktualisht luan në Itali.

Por duke folur për një emision italian në Bergamo, ai ka pranuar se ka nënshtetësi serbe.

“Kam tre nënshtetësi. E treta është serbe. Familja ime është e lindur në një vend në Serbi që ka vetëm shqiptarë, pak e vështirë ta shpjegoj.

Kemi pasaportat serbe, por jemi shqiptarë”, tha ai, ndërsa dy shtetësitë e tjera i ka shqiptare dhe zvicerane.

Po ashtu ai ka treguar se flet gjashtë gjuhë të huaja, duke treguar se në Zvicër në shkollë kanë studiuar frëngjisht dhe anglisht. /a.y/noa.al