Transmetuar më 27-11-2018, 11:22
Prokurori Besnik Cani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka dhënë sot vendimin për prokurorin e prokurorisë së Elbasanit, Besnik Cani.

Prokurori ka rezultuar i pastër nga verifikimet e bëra në kuadër të procesit të vetingut, duke u konfirmuar në detyrë.

Kalimi i tij me prioritet në filtrin e vetingut, u bë pasi Cani është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sakaq ai është edhe këshilltar i komanduar i kryeprokurores Arta Marku.

Besnik Cani rezultoi i pastër sa i takon pasurisë së tij, duke mos u konstatuar fshehje.

Lidhur me një shtëpi të ndërtuar në Paskuqan, prokurori e argumentoi me të ardhurat e siguruara në emigracion. /a.y/noa.al