Transmetuar më 27-11-2018, 08:06

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka zbuluar arsyen se pse nuk vizitoi në spital policen e plagosur Ina Nuka, e cila humbi dy gishta si pasojë e shpërthimit të një kapsolle gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re, para parlamentit.

Duke folur në emisionin ‘A Show’ në ‘News24’, Basha se nuk donte që këtë çështje ta përdorte politikisht.

Megjithatë ai tha se ia kishte përcjell urimet për shërim, përmes nënkryetari i Komisionit të Sigurisë.

“E vizitoi nënkryetari i komisionit të sigurisë, i çoi përshëndetjet e mia.

Nuk desha ta përdor politikisht, sa herë që shkoj ka kamera, ka gazetarë, por i përcolla përmes nënkryetarit të komisionit të rendit dhe sigurisë, dhe deputetëve të mi, të gjitha urimet për një shërim të shpejtë”, u shpreh Basha. /a.y/noa.al