Transmetuar më 26-11-2018, 23:30

I ftuar në “Open” diplomati Tomorr Alizoti debatoi me kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit e ironizoi lidhur me veshjen dhe qëndrimin e tij.

Alizoti iu përgjigj me të njëjtën monedhë, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e moderatores Eni Vasili që show të mos vazhdonte më.

Alizoti: A keni biseduar me Kosovën për taksën 100 përqind?

Rama: Vija në mes e flokëve dhe kuadrat më kujton Ludovikun.

Alizoti: Nuk jam djali i Kristaqit, jo Edi këto gjëra me mua. Jo këto filma me mua. Ju lutem jo me mua plako. Kujdes me këto gjëra lider botëror.

Rama: Ludovik të lutem

Alizoti: Edmond shpirt. Karagjoz kryeministër.