Transmetuar më 26-11-2018, 21:56

Reshjet e shiut të cilat na kanë shoqëruar gjatë 24 orëve të fundit pritet të vijojnë edhe gjatë gjithë ditës së nesërme.

Parashikimin e bën Instituti i Gjeoshkencave, sipas të cilit qarqet Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër do të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Me më pak rrezik reshjesh paraqitën Kukësi dhe Fieri, të cilat edhe të martën do të karakterizohen nga shira lokale.

Temperaturat në zonat malore do të arrijnë deri në 9 gradë celsius, ndërsa në bregdet dhe në vendet e ulëta do të kapin vlerën 16 gradë celcius.

Si pasojë e reshjeve të shiut, deri tani nuk janë raportuar probleme përmbytjesh.