Transmetuar më 26-11-2018, 20:43
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikë në Prishtinë ka reaguar pas vendosjes së taksës nga Kosova ndaj produkteve serbe.
Ka qenë e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland e cila shkroi në Tëitter se kjo lëvizje nënkupton rritje të tensioneve dhe rritje të dëmtimit të reputacionit të Kosovës.
Hyland ka thënë se duhet normalizuar marrëdhëniet me Serbinë.
“Rritja e taksave për anëtarët e CEFTA-së – rritje e dhimbjes për qytetarët e Kosovës, rritje e tensioneve dhe rritje e dëmtimit të reputacionit të Kosovës.
Udhëheqja strategjike, reagimet joemocionale, janë të nevojshme për të siguruar të ardhmen evropiane të Kosovës dhe një marrëdhënie të normalizuar me Serbinë”, shkruan Hyland. /k.k/noa.al/