Transmetuar më 26-11-2018, 17:53

Për 23 ditë me radhë banorët e Unazës së Re protestojnë dhe në shenjë kundërshtie për shembjen e banesave të tyre, kanë bllokuar edhe sot rrugën. Me thirrje kundër qeverisë, ‘Qeverie e korruptuar’ banorët kanë kërkuar dëmshpërblim 100 % për banesat e tyre.

“Shtëpitë tona do t’i mbrojmë me gjak”, dëgjohen në kor të gjithë banorët, ndërsa lëshojnë edhe thirrje në mbështetje të 18-vjeçarit Daniel Daniel Drobaj, i cili u la sot në burg për plagosjen e polices Ina Nuka. “O Daniel, o hero, gjithë unaza ty të do”, brohorasin protestuesit.

Daniel Drobaj, 18-vjeçari i akuzuar se ditën e protestës plagosi efektiven e forcave “Shqiponja” Ina Nuka me kapsollë do të qëndrojë në burg. Kështu ka vendosur sot Gjykata e Tiranës e cila ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij duke pranuar kërkesën e prokurorisë.

Në seancë 18-vjeçari nga kafazi i xhamit ka treguar dorën e djathtë të fashuar. I riu pretendon se policia i ka thyer gishtat si hakmarrje për gjymtimin e polices në dorë.

Nga ana e tij në fund të seancës, avokati i Daniel Drobajt, 18-vjeçarit që akuzohet se hodhi kapsollin që lëndoi efektiven e policisë Ina Nuka, këmbënguli se Prokuroria nuk ka asnjë provë lidhur me këtë./b.l/noa.al/