Transmetuar më 26-11-2018, 15:54

Xhemi Shehu, prezantuesja simpatike e Top Channel dhe e kabaretit të humorit "Portokalli" bëhet pjesë e medias rozë herë pas here përmes postimeve kohë pas kohe, ndërsa intervistat në media janë disi të rralla.

Këtë herë, Xhemi ka zgjedhur që të jetë falenderuese ndaj të gjithë atyre personave që e mbështesin, e këta janë dashamirësit dhe fansat e saj të shumtë.

Përmes një fotoje pranë detit të trazuar të këtij fund nëntori, bukuroshja e ekranit shqiptar ka shkruar: "Faleminderit të gjithëve për mesazhet/videot dashamirëse që më dërgoni. Love U".

Për një artist apo një personazh publik, vlerësimi dhe mirënjohja e fansave janë shtysa më e madhe drejt motivimit për të tjera projekte dhe për rekorde të reja në profesion.