Transmetuar më 26-11-2018, 15:38

Daniel Dobraj, 18 vjeçari i cili dyshohet se është autori që hodhi kapsollën ndaj polices, Ina Nuku, ka dalë pasditen e sotme para gjykatës për masën e sigurisë.

Seanca e parashikuar po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës, ku 18-vjeçari nga kafazi i xhamit ka treguar dorën e djathtë të fashuar. I riu pretendon se policia i ka thyer gishtat si hakmarrje për gjymtimin e polices në dorë.

18-vjeçari që u arrestua më 23 nëntor, një ditë pas protestës para parlamentit ka mohuar kategorikisht se ka qenë ai që hodhi kapsollën që plagosi rëndë policen

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se është e vërtetë që ka hedhur 3 kapsolla, por se i ka hedhur në drejtim të kangjëllave dhe jo në drejtim të policisë.

"Po është e vërtetë që kam hedhur tre kapsolla në protestë, por jo në drejtim të policisë por në drejtim të kangjellave", është shprehur 18 vjeçari.

Policia ndërkohë ka bërë me dije se hedhja e kapsollës nga i riu në drejtim të polices është e dokumentuar me pamje filmike./b.l/noa.al/