Rama publikon foto dhe video, që do ju ngrejnë shqiptarëve zemrat peshë
Transmetuar më 26-11-2018, 13:43

Pas deklaratave të forta të bëra nga Peja, ku ditën e sotme u mbajt mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë me atë të Kosovës, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video që do ju ngrejë zemrat peshë shqiptarëve.

Në të ai shihet teksa firmos mbi flamurin kuq e zi dhe bashkë me të edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Por teksa Ramushi përfundon firmosjen dhe tenton të ngrihet, Rama merr dorën e tij dhe të dy i kryqëzojnë mbi flamur.

Po ashtu ai ka publikuar edhe një fotografi ku anëtarët e dy qeverive bëjnë simbolin e shqiponjës me duar.

Më herët Rama deklaroi se “Për ne Kosova është e pavarur dhe është e padiskutueshme, nëse ata duan ta diskutojnë le ta diskutojnë por Shqipëria dhe Kosova do të ecin krahë për krahë si shqiponjë dy krenare”.

Po ashtu ai tha se ne do të ecim të vendosur në rrugën e bashkimit të shqiptarëve nën ombrellën e Bashkimit Europian dhe askush nuk mund të na detyrojë të gëlltisim njëri pas tjetrit akte që bien ndesh të drejtat tona.

“Ne duam partneritet me Serbinë, por Serbia nuk mund të ketë tjetër fytyrë me Shqipërinë dhe tjetër me Kosovën. Ndërkohë që Serbia refuzon çdo produkt të Kosovës, fut në Kosovë produkte me etiketën Kosova Metohi. Nëse Kosova ka ndërtuar këtu në këtë vend shembullin më të shkëlqyer të respektit dhe nëse serbët në Kosovë gëzojnë liri dhe të drejta si në gjithë rajonin, kjo nuk mund të jetë diçka që të merret si e dhënë ashtu sikundër Serbia nuk mund të bëjë viktimën para Kosovës”, u shpreh Rama. /a.y/noa.al

Hashim Thaçi tradhtar? Rama: Kush e thotë, është gomar

Rama, Serbisë: Rruga e së ardhmes s’mund të ndërtohet me thika pas shpine

Rama lëshon gjuhën: “What the f..k”! Kosova s’është gjysmë shtet

Tarifa 5 euro, Haradinaj kërkesë Ramës: Është detyra jote të përfundosh Rrugën e Kombit