Transmetuar më 26-11-2018, 11:50

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka dhënë sot vendimin për gjyqtarin e gjykatës së Apelit Shkodër, Luan Dervishi.

Në vendimin e dhënë ditën e sotme, Dervishi u shkarkua nga detyra, duke u gjetur i papërshtatshëm për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Pak ditë më parë në seancën dëgjimore në kuadër të procesit të vetingut, Dervishi rezultoi se nuk kishte bërë deklarim të saktë të pasurive.

Po ashtu gjyqtari rezultoi të kishte kontakte me persona të papërshtatshëm, për detyrën që ai mbante.

Vendimi ndaj tij u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe Pamela Qirko.

Dervishi ju nënshtrua me prioritet procesit të vetingut, për shkak se është pjesë e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Po sot KPK shkarkoi nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme Artur Selmani, i cili kishte deklaruar se kishte fituar 10 mijë dollaeë në lotari sportive. /a.y/noa.al

Fitoi 10 mijë euro në loto, KPK shkarkon prokurorin Selmani