Transmetuar më 26-11-2018, 11:26
Artur Selmani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë ditën e sotme, vendimin për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Artur Selmani.

KPK shkarkoi nga detyra prokurorin, duke e gjetur të papërshtatshëm për vijimin e detyrës.

Gjithçka pasi pak ditë më parë iu nënshtrua procesit të vetingut ku u verifikua sa i takon pasurisë, aftësisë profesionale dhe integritetit.

Prokurori Selmani ka deklaruar se ka fituar 10 mijë dollarë në lotari sportive në tre raste të ndryshme.

Skedinën e parë ai e ka kapur në vitin 2006 kur ka fituar 4 mijë dollarë.

Në vitin 2007 ai ka fituar 2 mijë dollarë në baste sportive dhe në vitin 2008, në të njëjtën mënyrë ka fituar edhe 4 mijë dollarë.

Ndërkohë ai padeklaruar një apartament prej 130 metër katrorë, të blerë në vitin 2003 me kredi me vlerë 40 milionë lekë të vjetra.

Po ashtu ai ka edhe një makinë të blerë 3 milionë lekë të vjetra në vitin 2003 me anë të kursimeve. /a.y/noa.al