Transmetuar më 26-11-2018, 10:50

Vetitë e mjaltit janë të njohura prej kohësh, ndaj nëse mundeni mos e ndani nga përditshmëria juaj.

Nëse konsumoni çdo ditë një lugë mjaltë, mundësisht esëll, lëkura juaj do të jetë më e shëndetshme, me më shumë shkëlqim dhe e mirëushqyer.

Kjo pasi mjalti përmban një sërë vetish për mirëqenien e lëkurës dhe mund të kurseni jo pak para duke blerë kremra të ndryshëm.

Jo të gjithë e dinë, por mjalti përmban një antioksidant të rëndësishëm, i cili arrin të çlirojë toksinat nga gjithë trupi juaj.

Gjithashtu mjalti ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, duke na bërë më të fortë dhe rezistent. Ndër të tjera është një aleat shumë i rëndësishëm për të luftuar një sërë virozash sezonale.

Edhe nëse po tentoni të dobësoheni, pyesni edhe dietologët edhe mjekët dhe të gjithë do ju sugjerojnë përdorimin e tij. Kjo pasi mjalti vepron në metabolizëm dhe e ndihmon organizmin të humbasë peshë më shpejtë, shkruan noa.al.

Kështu që nëse doni të humbni disa kilogramë, do të bënit mirë që ta nisni ditën duke ngrënë një lugë mjaltë në mëngjes. Nuk do të pendoheni! /a.y/noa.al