Transmetuar më 26-11-2018, 10:08

Në një kohë që banorët e Unazës së Re, prej afro 20 ditësh protestojnë kundër prishjes së objekteve që preken nga projekti i Unazës së Madhe, duke kërkuar dëmshpërblim, aksioni i shembjeve nis në një tjetër zonë.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, bën me dije se gjatë ditës së sotme do të nisin shembjet në Shkozë.

“Nisim sot një aksion të ri në Shkozë, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, loti dy. Do të prishim 16 objekte me madhësi të ndryshme”, thuhet në njoftimin e IKMT.

Sakaq Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka bërë me dije se grupet e punës së inxhinierëve ditën e hënë do të dalin në terren për të bërë vlerësimin e banesave që preken nga projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe, në zonën e Unazës së Re.

Bëhet me dije se 50% e qytetarëve që posedojnë dokumente pronësie janë paraqitur pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar. /a.y/noa.al