
Gjatë kësaj fundjave Partia Demokratike ka zgjedhur kryetarët e degëve, në disa prej qyteteve kryesore në vend.
Disa prej kryetarëve janë ata aktual, duke u konfirmuar. Kryebashkiaku Xhelal Mziu, është rikonfirmuar si kryedemokrat i Kamzës.
Ndërkohë Ferdinand Xhaferrraj, i cili ishte komanduar nga kryedemokrati Lulzim Basha, është zgjedhur si kryetar i PD në Durrës.
Gjithashtu edhe deputeti Luan Baçi, është konfirmuar si kreu i PD në Fier.
Votimet u bënë pas thirrjes së Lulzim Bashës që nga 23 nëntori deri në 2 dhjetor, të zgjidhen krerët e PD, në rrethe.
Deri më tani janë zgjedhur Ferdinand Xhaferraj kreu i PD Durrës, Xhelal Mziu kreu i PD Kamëz, Luan Baçi kreu i PD Fier, Hatriz Mema kreu i PD Sarandë, Bujar Vreto kreu i PD Librazhd, Luan Malko kreu i PD Këlcyrë, Rezart Tusha kreu i PD Shijak, Arben Miza kreu i PD Devoll, Donald Kulla kreu i PD Maliq, Bedri Qypi kreu i PD Belsh, Naim Gazidede kreu i PD Dibër dhe Anton Kokaj kreu i PD Malësi e Madhe. /a.y/noa.al