Transmetuar më 25-11-2018, 14:44

Shkenca e ka konfirmuar prej kohësh, lidhjen mes një diete të caktuar dhe parandalimin e tumoreve, kjo pasi duket se një në tre tumore, mund të parandalohen nëpërmjet ushqimit.

Kjo është e mundur në sajë të një diete vegjetariane, të shoqëruar me drithëra dhe bishtaja apo edhe ushqime të ndryshme kancerogjene.

Natyrisht jo të gjitha shkaqet mund të gjenden tek ushqimet, pasi ka një sërë faktorësh që ndikojnë negativisht në shëndetin tonë, por një dietë e mirë e pasur me ushqime antitumorale, mund të ndihmojë. Domatja është një ushqim i mirë, i pasur me lipocen një substancë antioksidante e cila lufton radikalet e lira, kështu që mos i ndani nga tavolina.

Hudhra është një element i pazëvendësueshëm në dietën anti-tumorale, pasi studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah rolin e rëndësishëm që luan në shkatërrimin e substancave që mund të shkaktojnë tumor. Ndër të tjera është në gjendje që të stimulojë aktivitetin e qelizave imunitare. Studime të ndryshme kanë zbuluar se personat që konsumojnë rregullisht hudhra rrezikojnë më pak që të preken nga kanceri i stomakut.

Soja është një ushqim i pasur me vitamina A, B, C, D dhe minerale, veçanërisht potas, fosfor dhe magnez. Vetitë e saj antioksidante janë të njohura prej kohësh, ndërkohë që luan rol të rëndësishëm kundër sëmundjeve tumorale, veçanërisht për tumorin në prostatë. Xhinxheri, është i pasur me potas dhe vitaminë C, duke mbrojtur shëndetin tonë, si dhe rregullon qarkullimin e gjakut dhe stimulon procesin tretës.

Portokallet e kuqe, përmbajnë një sasi të madhe antocianine, një substancë e pasur me veti antioksidante, si dhe sasi të madhe vitamine C. Luajnë një rol të rëndësishëm parandalues ndaj tumoreve, përveçse dezintoksikojnë organizmin tonë.

Çaji jeshil është shumë i pasur me polifenole, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në pengimin e rritjes dhe zhvillimit të qelizave tumorale, shkruan noa.al. Vetitë antioksidante të çajit jeshil, janë në gjendje që të parandalojnë një sërë tumoresh, si ai në mushkëri, mëlçi, zorrën e trashë dhe stomak. Luleshtrydhet dhe frutat e pyllit janë mjaft të pasura me veti antitumorale, të cilat nuk lejojnë qelizat kancerogjene që të zhvillohen. /a.y/noa.al