Transmetuar më 25-11-2018, 13:05

Gjykata e Tiranës, ka vendosur masat e sigurisë për 11 personat e arrestuar pas protestës së kësaj të enjteje nga banorët e Unazës së Re, të cilët preken nga projekti i Unazës së Madhe, për shkak të përplasjes me policinë.

“Arrest me burg” është vendosur vetëm për një nga të ndaluarit, ndërkohë që për dhjetë të tjerët, është caktuar “detyrim paraqitje”.

Në qeli do të vijojë të qëndrojë Dorjan Protoduari, teksa gjithë të ndaluarit e tjerë i rikthehen lirisë.

Sakaq detyrim paraqitje u vendos për Erald Muçaj, Ali Naliç, Alban Ahmetcenaj, Paolo Ahmetcenaj, Lulzim Dozhani, Fluturim Koleci, Ruzhdi Daci, Marsel Velillari, Amarildo Sinanaj dhe Shpati Bilbilaj.

Banorët e ndaluar akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al