Transmetuar më 25-11-2018, 12:23

Studentët e kishin denoncuar praninë e mykut në dhomat e tyre të gjumit në Universitet, duke bërë që shkolla të ndërhyjë, por për 18-vjeçaren Olivia Paregol, ishte shumë vonë.

E reja u prek nga një virus në rrugët e frymëmarrjes, adenovirus, duke gjetur vdekur.

Bëhet fjalë për të njëjtin virus që në New Jersey, vrau edhe 11 fëmijë të tjerë brenda një kohe të shkurtër.

Studentët amerikanë të Universitetit të Maryland, dyshojnë se është pikërisht myku ai që ka ushqyer sëmundjen e shoqes së tyre, e cila u vdiq për shkak të komplikimeve në mushkëri prej adenovirus.

Gjithçka nisi me kollë, ndërsa më tej situata degradoi, për shkak të sistemit imunitar të brishtë të vajzës, shkruan noa.al.

“Nuk arrinim të flinim natën pasi jastëku është pranë mykut dhe ne vazhdonim të kolliteshim. Ndërsa kur ktheheshim në shtëpi në fundjavë ishim mirë dhe sapo riktheheshim niste çdo gjë sërish”, thotë Jessica, shoqja e dhomës së Olivia.

Pas denoncimit të dy vajzave, bashkë me të tjerët u transferuan në një ambient provizor, deri sa u bë pastrimi dhe dezinfektimi duke çuar në zhdukjen e mykut, por kjo gjë pas dy muajsh e gjysmë. /a.y/noa.al