Transmetuar më 25-11-2018, 11:10

Qytetarët e ndaluar nga policia, pas protestës së dhunshme të së enjtes para Parlamentit, ku banorët e Unazës së Re që preken nga projekti i Unazës së Madhe, kanë dalë sot para Gjykatës.

Ndaj tyre do të caktohet masa e sigurisë, teksa banorët do të kërkojnë lirimin, si dhe familjarë dhe banorë të tjerë protestues nga ambientet e jashtme të gjykatës bëjnë thirrje për lirim.

Në sallën e gjyqit kanë mbërritur deputetë të opozitës, të cilët mbështesin banorët e ndaluar nga policia.

Si pasojë e protestës së kësaj të enjteje u plagosën 15 efektivë policie, mes tyre edhe Ina Nuka, e cila humbi dy gishtat e njërës dorë, si pasojë e hedhjes së një lënde plasëse.

Nga ana e policisë u shoqëruan 25 persona, prej të cilëve 11 u mbajtën pas hekurave dhe të tjerët u lanë të lirë.

Ndërkohë mësohet se për gjashtë prej tyre Prokuroria do të kërkojë “arrest me burg” dhe për të tjerët “detyrim paraqitje”.

Banorët protestues për të cilat kërkohet burg janë Dorjan Protoduari, Fluturim Goleci, Amarildo Sinanaj, Ruzhdi Daci, Shpati Bilbilaj dhe Marsel Velillari.

Banorët e ndaluar akuphen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe  “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al