Transmetuar më 25-11-2018, 10:38
Foto ilustruese

Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Greqi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së shtunës në rrugën Theologos-Malesina, ku viktima është një 38-vjeçar shqiptar.

Shqiptari ishte drejtuar për në Malesina, në momentin që mjeti i tij doli nga rruga.

Makina përfundoi në oborrin e një shtëpie private, duke u përplasur me disa pemë.

Shqiptari u gjet në gjendje të rëndë, ku dhe ndërroi jetë në ambulancë, rrugës për në spital.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, teksa rezulton se jetonte prej vitesh në Greqi, bashkë me familjen. /a.y/noa.al