Transmetuar më 25-11-2018, 09:50

Mjeku gjinekolog i mohonte pap testin, ndërsa ajo e gjen veten përballë një kanceri. 29-vjeçarja angleze Steph Nally, nga Wythenshawe, në Manchester, pasi për katër vite me radhë vuajti nga dhimbje të tmerrshme gjatë menstruacioneve, i kërkoi mjekut të saj gjinekolog, për të bërë një pap test.

Por mjeku i tha se nuk kishte nevojë, ndërsa e dërgoi në shtëpi duke i dhënë disa qetësues.

Por pas disa kohësh, gjendja e gruas u përkeqësua dhe më në fund doktori u bind që ti bënte një pap test, ku zbuloi se gruaja kishte kancer në mitër, në fazën e katërt.

Kështu Steph, e cila ka edhe dy fëmijë, nisi kimioterapinë, por gjendja e saj është mjaft e rëndë.

Gjithçka nisi pasi gruaja solli në jetë fëmijën e saj të dytë, ku gjatë lindjes ndjeu një dhimbje ekstreme, e cila në mënyrë të vazhdueshme zgjati për vite me radhë, por mjeku nuk i dha rëndësi.

“Dua të jem pozitive dhe kurajoze”, tha gruaja për mediat angleze. Ajo iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, por gjendja e saj vijon të jetë e rëndë.

Familja e Steph, ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh, në mënyrë që ta çojnë në qendra më të specializuara. /a.y/noa.al