Transmetuar më 25-11-2018, 09:24

Këngëtarja Adelina Tahiri, në fillim të këtij viti u martua me avokatin dhe biznesmenin e njohur maqedonas Serjozha Markov.

Por teksa ndjekësit në rrjetet sociale e kanë akuzuar se është martuar me serb, Adelina ka vendosur të sqarohet një herë e mirë.

“Burri im nuk është serb, ai është i përzier, është maqedonas por çfarë ka lidhje, gjyshen e ka nga Korça, Meghan e mori Prince Harry dhe nuk bë tragjike kurse unë”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

Adelina dhe bashkëshorti i saj maqedonas, kanë bashkë një djalë disa muajsh me emrin Jon.

Historia e tyre e dashurisë u pa me skepticizëm që në fillim, për shkak se ai është 50 vjeç dhe ka një vajzë 19 vjeçe, ndërsa Adelina nuk ka mbushur ende 30. /a.y/noa.al