Transmetuar më 24-11-2018, 19:58

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në një lokal në Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ndërsa i plagosur ka mbetur Saimir Taullahu.

I lënduari mësohet se është pronari i biznesit ku ndodhi ngjarja.

Ai po ashtu është një emër i njohur për policinë.

Nga të dhënat e para thuhet se i plagosuri është në spital, në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, sa i përket autorëve ende nuk ka asnjë informacion, teksa po punohet për kapjen e tyre. /k.k/noa.al/