Transmetuar më 24-11-2018, 19:38

Policia greke ka arrestuar një grup prej 9 personash, pjesë e një rrjeti trafikantësh droge.

Në mesin e të prangosurve janë edhe 5 shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik të sasive të mëdha të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë të moshës 28-64 vjeç, shtatë meshkuj dhe dy janë gra. Sipas policisë, shqiptarët dhe grekët janë anëtarë të një organizate kriminale, lideri i së cilës ndodhet në burg.

Mediat greke raportojnë se organizat trafikonte kokainë, heroinë dhe kanabis të përpunuar.

Gjatë operacionit policor, njëri nga të arrestuarit hodhi nga dritarja e shtëpisë së tij një pako me 212 gram kanabis, e cila më pas u konfiskua.

Po vijojnë hetimet për zbulimin e implikimit të personave të tjerë. /k.k/noa.al/