Transmetuar më 24-11-2018, 14:49

Vijojnë replikat në distancë.

Pas përgjigjeve nga analistët dhe kreu i Partisë Demokratike, Rama vijon me një postim në Twitter, ku shkruan:

"Kadrinjtë më qenkan turrur me radhë, ham e hum,tamam siç janë, lehaqenie pa din, pa iman,pa nishan.Ylli Kadriu e bën pêr të shpëtuar vatanin, shan e shpif bashkë me vëlla Andin që të rrëzojë Shejtanin!

U kthye nga rruga,e la dhe ruletën,leh fort parimori se s’harron dot kuletën,"-shkruan Rama.

Më parë Basha, në një dalje publike u shpreh se Rama është gati të bëjë dëshmore efektiven e policisë apo të flakë jashtë shtëpisë fëmijë të pafajshëm vetëm që të të mbrojë me çdo kusht sipas tij aferën megakorruptive të projektit të Unazës së madhe"./a.k/noa.al/