Transmetuar më 24-11-2018, 12:31

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka analizuar sot zë më zë, Buxhetin për arsimin të vitit 2019.

Mehmetaj, duke e ballafaqur Buxhetin me raportin e fundit të FMN-së që vë theksin në uljen e investimeve buxhetore në arsim,  bëri të ditur se ato vazhdojnë të jenë të ulëtadhe shifrat e publikuara nuk përputhen me ato ç’ka janë premtuar nga kryeministri dhe ministrja e Arsimit.

Mehmetaj tha se Reforma në Arsimin e Lartë dhe shkatërrimi i Akademisë së Shkencave janë kërbaçi i fundit që kjo qeverisje i dha universiteteve. Ministrja në vend të jepte dorëheqjen, e kthen gishtin nga bordet e universiteteve si fajtorë.

"E gjithë kjo situatë tregon se kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk e duan arsimin.

Edhe njëherë u bëj thirrje shqiptarë të mos kenë durim, të mos kenë më mëshirë, për këtë kryeministër, simbol të vjedhjes dhe të shpifjes,’ përfundoi Mehmetaj.