Transmetuar më 24-11-2018, 11:30

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një denoncim në lidhje me arrestimin e 18-vjeçarit Daniel Drobes, i cili akuzohet si person që hodhi kapsollën në drejtim të polices Ina Nuka.  Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha thekson se Rama ka urdhëruar që policët t’i thyejnë gishtat Drobes.

“Edvin Urrejtja urdhëron kriminelë me uniformë për t’i thyer gishtrinjtë e duarve si hakmarrje, Daniel Drobes! Ndal dhunes, torturave dhe terrorit shteteror ndaj protestuesve! Të dashur miq, prej 24 orësh, një dhunë, terror dhe hakmarrje primitive ka shpërthyer me urdhër të Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj protestuesve që kanë vendosur të mbrojnë me jetë shtëpitë e tyre.

Fallanga prej tridhjetë a dyzetë vetësh, narkopolicësh gjysëm të dehur dhe civilë pa uniformë versulen si qen të tërbuar, dhe pa asnjë autorizim futen e bastisin banesa, rrëmbejnë plaçka, godasin qytetarë në shtëpitë e tyre duke shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendit sikur të ishin pushtues barbarë’, shkruan Berisha.

Më tej Berisha shton se “me porosi të skizofrenit të poshtëruar nga këpuca dhe vezët e protestuesve Edvin Kristaq Urrejtja, kanë torturuar shtazërisht në qeli 17 vjeçarin Paulo Ahmetcenaj, kanë goditur kafshërisht me përpjekje për ti thyer gishhtrinjtë e dy duarve, si hakmarje e turpshme primitive, 18 vjeçarin Daniel Drobaj. Vetë Danieli, në prani të torturuesve të tij denoncoi këtë akt kriminal tek avokati i tij duke i treguar gishtërinjtë e nxirë dhe të fryrë, të dhimbshëm dhe mundet të thyera”.

Përveç kësaj, sipas Berishës narkobanditët i kanë hypur shtazërisht me shqelma dhe kërcënuar me tytës të revoles në ballë, në prani të prindërve në banesën e tij, studentit të shkëlqyer të inxhinierisë Daniel Drobaj.

“Protestues të tjerë, burra, gra, fëmijë janë subjekt dhune dhe terrori psiqik dhe fizik të paparë. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale të narkobanditëve horra me uniformë, të urdhëruara nga Edvin Kristaq Urrejtja, iu bëj thirrje qytetarëve të mbarë vendit të ngrihemi në mosbindje civile në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, që po mbrojnë shtepitë dhe jetën e tyre që duan t’u prishin me praktika mafioze, korruptive, antikushtetuese, antiligjore Edvin Kristaq Urrejtja, Lal Plehu dhe narkoqeveria e tij”, pëqrfundon Berisha./b.l/noa.al/