Transmetuar më 24-11-2018, 09:15

Beteja e fjalëve mes kryeministrit dhe gazetarit Ylli Rakipi vazhdoi me akuza ndaj njëri-tjetrit. Përgjigjen e fundit e ka dhënë moderatori i “Të Paekspozuarit” duke marrë shkas nga “sulmi” që kreu i qeverisë i bëri në rubrikën “Përgjigjja ime”.

Në mënyrë ironike, Rakipi e quan kryeministrin “Edush diarreja” dhe i kujton atij momente gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Tiranës. Pas deklaratave që bëri dje Ylli Rakipi, kundër kryeministrit Edi Rama, në këtë debat është përfshirë edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Dje Rakipi pohoi se gjatë kohës që Rama ishte kryebashkiak, bashkia hapi portën e Digës së Liqenit dhe u përmbyt Tirana, fakt që sipas tij e fshehu në atë kohë.

Sot përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili sulmon ashpër Ramën duke e quajtur ‘llum’, ndërsa shton se ky i fundit ka gënjyer për Digën. Sipas Vasilit, pas deklaratës së Rakipit, e vërteta doli më në fund në shesh.

“Na paska gënjyer për Digën, ç’legen kryeministër!!!!!!Asnjë nuk e ka harruar dhe as do të harrojë se me çfarë gjëme u përball Tirana nga hapja e Digës së Liqenit Artificial. Të tillë dramë Tirana s’kishte parë kurrë.

Shkaktari i vetëm ishte Bashkia, që drejtonte atëherë ky shkollëpaku, që është sot kryeministër dhe lukunia e idiotëve dhe idioteve, që e rrethonin dhe e rrethojnë edhe sot e kësaj dite. E vërteta doli më në fund në shesh”, shprehet Vasili.

Më tej Vasili ka falenderuar Ylli Rakipin që e bëri këtë të vërtetë të rëndë dhe të pakundërshtueshme pronë të të gjithë shqiptarëve.

“Ky legen kryeministër qan e lan rrugëve si llaxore, se gjoja gënjejnë mediat kundra tij prandaj gjoja edhe i shan,edhe i quan kazan. Edhe kush i shan mediat…… ky llumi. Ja e vërteta e Digës se Liqenit, që ky mashtrues ja fshehu qytetarëve të Tiranës për 20 vjet doli në shesh.

Pas kësaj të vërtete qytetarët e Tiranës janë dy herë të ofenduar dhe të zemëruar,sepse edhe gjaku e djersa ju përmbyt atëhere, por edhe ky gënjeshtar edhe i mashtroi e i talli poshtërsisht. Eshtë ky mashtruesi më i madh dhe pa të dytë që ka parë ky vend. Pas kësaj nuk besoj se gjendet më në Shqiperi ndonjë i marrë që ta besojë akoma këtë gënjeshtar ordiner qoftë edhe për një fjalë të vetme”, shkruan Vasili./b.l/noa.al/.