Hera e parë që ndodh, ky skaner mund të shohë gjithë trupin njëkohësisht
Transmetuar më 23-11-2018, 22:33

Një skaner i ri mjekësor 3D, u lejon mjekëve të shohin të gjithë trupin e njeriut në të njëjtën kohë.

Sipas imazheve të dala, skaneri kombinon tomografinë e emitimit të pozicionit (PET) dhe tomografisë kompjuterike me rreze X (CT) për të kapur të gjithë trupin në të njëjtën kohë.

Shkencëtarët, Simon Cherry dhe Ramsey Badawi, nga UC Davis besojnë se teknologjia do të ketë "aplikacione të panumërta" nga përmirësimi i diagnostifikimit deri tek hulumtimi i barnave dhe ndjekja e progresit të sëmundjes.

Imazhet e para të skanimeve njerëzore nga EXPLORER do të prezantohen në një takim të Shoqatës Radiologjike të Amerikës së Veriut më 24 nëntor në Çikago.

"Ndërsa ka ende shumë analiza të kujdesshme për të bërë, unë mendoj se tashmë e dimë se EXPLORER po jep afërsisht atë që kishim premtuar", tha Z. Cherry, profesor i shquar në departamentin UC Davis të inxhinierisë biomjekësore.

Badawi tha se ishte i habitur kur pa imazhet e para.

"Niveli i detajeve ishte i habitshëm, sidomos pasi kemi realizuar metodën e rindërtimit pak më të optimizuar," tha ai.

Badawi dhe Z. Cherry dolën me idenë e skanimit të trupit të plotë më shumë se një dekadë më parë, por në vitin 2011, ideja e tyre filloi me një grant prej 1.17 milion dollarë nga Instituti Kombëtar i Kancerit në SHBA.