Transmetuar më 23-11-2018, 19:15

Ferdinand Xhaferri do të jetë kryetari i Partisë Demokratike për Durrësin.

Në përfundim të zgjedhjeve të strukturave drejtuese të PD-së, rezultoi fitues z. Xhaferri.

Ai mori 222 vota kundrejt 130 që mori rivali i tij në këtë garë, Sokol Kapidani.

Po ashtu mësohet se 14 vota dolën të pavlefshme. Ndërkohë, bëhet e ditur se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 83 përqind, teksa nga 438 votues, votuan 366.

Ky proces zgjedhor u monitorua nga deputeti Oerd Bylykbashi, ndërsa pas shpalljes së fituesit nuk pati asnjë kontestim. /k.k/noa.al/