Transmetuar më 23-11-2018, 19:03

Kur je personazh i njohur, çështja e imazhit nuk është më përkatësi personale, por ajo ndahet me të gjithë.

Sepse, janë të shumtë ata që të duan e admirojnë, fansat, e të gjithë ndjekësit fanatik që nuk lënë emision pa shikuar gjithë kureshti. Kështu ndodh edhe me ish-missin e njohur shqiptar Hygerta Sako.

Tashmë, prej disa kohësh me misionin e saj si moderatore sportive, Hygerta është pjesë e fokusit mediatik, edhe pse daljet dhe intervistat për jetën private i ka tejet diskrete.

Por, këtë herë, bukuroshja e njohur e ekanit shqiptar, ka vendosur të flasë me fakte për një super ndryshim që ka ndodhur me veten e saj.

Hygerta është dobësuar plot 12 kilogramë dhe kush është femër e kupton këtë "fitore" me trupin dhe veten, njëherësh.

Në vazhdën e "Ask me a question", fansat e kanë pyetur se sa kilogramë ka humbur dhe ajo ka konfirmuar 12 kilogramë. Sekreti?  “Duke ngrënë ushqime sipas grupit të gjakut, aktivitet fizik dhe shumë vullnet”, ka treguar Sako.