
Një denoncim i rëndë vjen lidhur me protestën e djeshme para Parlamentit ku banorët e Unazës së Re që preken nga projekti i Unazës së Madhe, u përplasën me policinë, teksa tentonin të hynin në Parlament.
Denoncohet se një vajzë e re në muajin e pestë të shtatzënisë, ka humbur fëmijën.
Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se, “Erjona Dozhani humbi fëmijën në muajin e 5-të, pas dhunimit nga policia, të cilët i arrestuan një ditë më parë edhe bashkëshortin, gjatë protestës para Parlamentit, për mbrojtjen e shtëpive, “të kryqëzuara” për shembje, për llogari të një vjedhje kryeministrore, miliona euro!”
Ajo shton se ndërsa e gjithë bota prej 25 shtatorit është aktivizuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave, policia e shtetit në Shqipëri dhunon nënën shtatzënë.
Nga përplasja e dhunshme e kësaj të enjteje u plagosën 15 policë dhe tre qytetarë. /a.y/noa.al