Transmetuar më 23-11-2018, 12:42

Një makinë përplasi një grup fëmijësh të një shkolle fillore, duke shkaktuar së paku pesë të vdekur dhe 18 të plagosur.

Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e kësaj të enjte, ku një makinë e cila lëvizte me shpejtësi të madhe, përplasi grupin e fëmijëve, të cilët po kalonin rrugën.

Ngjarja tragjike u shënua në ambientet e jashtme të një shkolle në qytezën kineze të

Huludao.

Disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe bilanci mund të përkeqësohet.

Në videon që noa.al sjell më poshtë, gjeni pamje të rënda nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se autori i dyshuar për aksidentin u arrestua nga policia, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al