Transmetuar më 22-11-2018, 22:50

Gazetarja Sonila Meço e ftuar në “360 Gradë” në Ora News, tha se qeveria aktuale nuk është shquar asnjëherë për paqen sociale.

Sipas saj, shteti ka degjeneruar në raport me menaxhimin e pronës.

"Nga njëra pikëpamje qeveria është bërë e zonja për të “shtrydhur” sa më shumë para nga projekti 1 miliard.

E dyta nuk e di kur kjo qeveri është shqetësuar për paqen sociale kur në sjelljet e saj kanë qenë të djathta.

Dhe e treta, qeveria nuk është treguar jo vetëm inteligjente por ka marrë edhe një kusur të mbartur në çështjen e pronës. Është një pasqyrë ku shqiptarët mund të shohin shtetin se si ka funksionuar dhe ka degjeneruar në raport me menaxhimin e pronës", u shpreh Meço./a.k/noa.al/