Transmetuar më 22-11-2018, 22:06

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se policja Ina Nuka, e cila këputi 2 gishtat e dorës gjatë protestës së sotme përballë parlamentit, do të dërgohet nesër në Stamboll për t’iu nënshtruar një operacioni.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama i jep kurajo vajzës duke shkruajtur se "Ina është një vajzë fantastike që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të".

"Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të. Në Policinë e Shtetit ajo s’ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim. Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër,"-shkruan Rama.

Ai vijon më tej në postimin e tij:

"Më kërkoi t’i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje. Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty"./a.k/noa.al/