Transmetuar më 22-11-2018, 21:49

Protesta të dhunshme janë bërë këtë të enjte para Kuvendit, ku janë dëmtuar punonjës policie dhe qytetarë, ndër të cilat një efektive 24-vjeçare ka humbur dy gishtat e saj.

Të shumtë kanë qenë reagimet politike dhe shoqërore në lidhje me dhunën e ushtruar në protestën e banorëve të Astirit.

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, i ftuar në Real Story me Sokol Ballën e ka cilësuar protestën e sotme një platformë politike.

“Në rrjeshtin e parë të protestës ishte një formacion i tëri politik. Kjo gjë po shfrytëzohet nga politika për të ngrejtur një kauze nga hici. Trecerëku i atyrë qe ishin ne protese kane shkuat atje si lukuni me idene per te perfituar neser dicka politikisht. Kjo është një gjë e stisur, sepse prishjet nuk kanë nisur madje është ngrijtur grup prej 25 inxhinjëresh për të pritur shqetësimet e banoreve. Çdo qytetar të paraqitet para ARRSH dhe të paraqesë ankesën e tij,”-u shpreh ministri Gjiknuri.

Ndër të tjera Gjiknuri në fjalën e tij në Real Story ka theksuar se nuk mund të pengohet zhvillimi i Shqipërisë, pasi Unaza e Tiranës, nuk eshte vetem e Tiranes por e gjithe vendit.