Transmetuar më 22-11-2018, 21:18

Moderatori i njohur i "e diela shqipare", Ardit Gjebrea, ishte së fundmi i ftuar në aktivitetin e Ministrisë së Kulturës, "Takohemi për një libër", ku bëri një kritikë për veten dhe personat që vepronin ashtu si ai.

Sipas "Iconstyle", Gjebrea tregoi se nuk lexon rregullisht, as me vajzën e tij të vogël, Annën.

Moderatori u shpreh se ndonjëherë, duke u marrë me punën dhe duke i dhënë prioritet asaj, njerëzit harrojnë familjen dhe veten, dhe pendohen qe nuk janë marrë me ta.

"Libri është një nga ato gjërat e shëndetshme që ne, pa diskutim, kështu që, duke nisur nga vetja, me një turp të madh, por duhet ta pranoj sepse nuk dua të gënjej.

Nuk lexoj, me Annën, por duhet të lexojmë dhe duhet t’u japim këtë kulturë fëmijëve tanë.

Kështu që një shuplakë ia dhashë vetes dhe pastaj të gjithë atyre që sillen po njësoj”, është shprehur moderatori.

"Unë them ne bëjmë në jetë atë që i japim prioritet dhe ngandonjëherë i japim aq shumë prioritet punës, saqë harrojmë fëmijët, harrojmë familjen dhe vetëm kur ata rriten, shikojmë se sa kohë ka kaluar dhe sa keq që nuk jemi marrë me ta", ka përfunduar ai.