Transmetuar më 22-11-2018, 20:41

Bashkëshortja e protestuesit që goditi kryeministrin Edi Rama me këpucë, i është bashkuar protestës te “Unaza e Re”.

Ajo ka folur para medias duke thënë se nuk i trembet burgut të Edi Ramës.

Më tej ka folur dhe për praninë e Ramës në spital, i cili i ka thënë që nuk ka shkuar për të vizituar atë.

“Nuk trembem nga burgu i Edi Ramës që më ka arrestuar djalin dhe burrin. Sa po dal nga serumi. Jam një nënë krenare që do luftoj deri në ditën e fundit, se këto shpi nuk ka për t’i prishur, derisa të vdes. Më ka ardhur në spital dhe më ka thënë që nuk kam ardhur për ty", u shpreh ajo.

"Dhe i kam thënë që e kam për turp të vish tek mua mo kryeministër drogaxhi, mo kryeministër i korruptuar”, ka thënë ajo më tej.