Transmetuar më 22-11-2018, 19:37

Një shqiptar është vrarë në kufirin me Greqinë, në Janinë, pas përplasjes me armë zjarri me forcat e policisë greke.

Mësohet se autoritetet helene kishin pikasur një grup shqiptarësh, të cilët thuhet se po transportonin drogë.

Ata nuk i janë përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar, ndërsa kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre.

Nga shkëmbimi i zjarrit, mbeti i vdekur një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Po kështu, u plagos lehtë në dorë një polic grek.

Disa media nënvizojnë se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe lëndë narkotike, ku grupi shqiptar ka braktisur çantat e tyre me hashash që po transportonin për në territorin grek.

Shqiptarët e tjerë nuk janë kapur nga policët grekë. /k.k/noa.al/