“Kometa e Krishtlindjes” ngrini sytë lirisht nga qielli
Transmetuar më 22-11-2018, 18:58

Kometa “46P/Wirtanen” po i afrohet Tokës dhe, çdo ditë që kalon, ndriçimi i saj rritet. Sipas kërkuesve, ajo është tashmë e dukshme me sy të lirë.

Por, shkëlqimi i saj do të rritet deri në mes të dhjetorit, e do të mund të shihet pa teleskopë apo dylbi deri në fillim të janarit. Për këtë arsye, ajo është mbiquajtur edhe “kometa e Krishtlindjes”.

Ajo konsiderohet si kometa më spektakolare e viteve të fundit. Kush jeton në zona të errëta mund ta shohë që tani me sy të lirë, por shumë shpejt do të jetë e dukshme për të gjithë, mjafton të largohesh nga dritat e qyteteve.

Sipas përllogaritjeve, ajo do të mbetet e dukshme me sy të lirë deri në fillim të janarit, duke pasuruar qiellin gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Por, për shkak të pozicionimit kundrejt Tokës, ajo do ta ketë bishtin të fshehur, ndaj do të mund ta shohim vetëm si një lloj reje të shndritshme.

“Kometa e Krishtlindjes”, në fakt është relativisht e vogël. Ka një diametër prej rreth 1.2 kilometrash, por do t’i afrohet shumë Tokës. Më 16 dhjetor, ajo do të jetë vetëm 11.5 milionë kilometra larg, në terma astronomikë një distancë kjo shumë e vogël.

Nuk ndodh shpesh që një kometë e tillë të jetë e dukshme, në 2012 kaloi kometa Ison që kaloi edhe shumë Diellit.