Transmetuar më 22-11-2018, 18:46

Një copë akulli e rënë nga një ndërtesë ka rezultuar fatal për jetën e një pensionisteje.

Ajo ndërroi jetë teksa po kalonte në një rrugë në Kazakistan.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e frikshëm kur copa e akullit la të vdekur Natalia Shamuzovën.

Në video duket si 60-vjeçarja ra në tokë pa ndenja. Një kalimtar pranë aksidentit pa çfarë ndodhi, por vazhdoi të ecte sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Ndërsa një burrë mbeti tërësisht i shokuar dhe më pas telefonoi urgjencën për ndihmën e shpejtë.

Mediat e huaja kanë njoftuar se familja e pensionistes po përgatitet të denoncojë autoritetet që janë përgjegjëse për heqjen e akullit vdekjeprurës që qëndron i varur në ndërtesa. /k.k/noa.al/