Transmetuar më 22-11-2018, 17:26

Lulzim Basha iu bashkua protestës së banorëve të “Astirit” për të përçuar mesazhin se opozita është në mbështetje të tyre.

Në një prononcim për mediat, lideri i opozitës tha se Edi Rama po e përdor këtë situatë për të shpëtuar nga vjedhja 40 milion euro për ndërtimin e Unazës së Madhe.

“Po keqpërdor policinë për të mbrojtur vjedhjen prej 40 mln euro. Po përdor propagandën për të vendousr policinë dhe popullin përballë. Në shkelje të ligjit është Edi Rama me këtë projekt korruptiv”, tha Basha.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Ramës, që foli për vija të kuqe, Basha tha se vija e kuqe është vendosur nga kreu i qeverisë për të prishur banesat.

“Ai njeh vetëm vizat e bardha. Vija e kuqe është shkelur kur ka vënë bojë të kuqe në shtëpitë e banorëve. Rama do ta paguajë shtrenjtë”, vijoi Basha.

Ai tha se i çoi policët e patrajnuar në protestë, të cilët sipas tij kapën kapsollet me dorë, duke iu referuar vajzës police që u dëmtua rëndë. /k.k/noa.al/